Talebanët janë përgjegjës për 2.800 sulme nga nënshkrimi i Marrëveshjes për armëpushim
Pjesëtarët e lëvizjes radikale të talebanëve kanë marrë përgjegjësi për më shumë se 2.800 sulme...

Pjesëtarët e lëvizjes radikale të talebanëve kanë marrë përgjegjësi për më shumë se 2.800 sulme prej kur është nënshkruar Marrëveshja e paqes me SHBA-në, deklaroi zëdhënësi i Këshillit afgan për siguri kombëtare, Xhavad Fejsall.
“Nga fillimi i marsit deri më 19 prill, talebanët kanë kryer 2.804 sulme, me të cilat janë vrarë ose plagosur gati 800 civilë”, tha Fejsall.
Ai shtoi se talebanët kanë kryer mesatarisht 55 sulme në ditë.
“Në atë periudhë janë vrarë ose plagosur, 2.737 talebanë”, tha Fejsall.
SHBA-ja dhe talebanët kanë nënshkruar Marrëveshje paqësore në Dubai më 29 shkurt, sipas së cilës SHBA-ja duhet t’i tërheq trupat e saj nga Afganistani brenda katër muajve.
Ndërsa, talebanët garantojnë se nuk do të rrezikojnë sigurinë e trupave amerikane dhe aleatëve të tyre.
Marrëveshja gjithashtu parashikon lirimin e 5.000 të burgosurve talebanë, ndërsa ata duhet të lirojnë 1.000 të burgosur./mia
