Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Dy të vdekur, 19 të infektuar dhe 126 të shëruar

26.04.2020 15:00

Dy të vdekur, 19 të infektuar dhe 126 të shëruar, është bilanci i 24 orëve të fundit...

Dy të vdekur, 19 të infektuar dhe 126 të shëruar, është bilanci i 24 orëve të fundit i personave të prekur nga virusi Korona.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, dy personat që kanë ndërruar jetë po trajtoheshin në spitalin “8 shtatori”, njëri prej të cilëve i moshës 49 vjeçare nga Likova, i cili po trajtohej në spital prej 3 prillit me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë ishte vendosur në respirator.

Ndërsa i vdekuri i dytë është një 73 vjeçar nga Shkupi, i cili po trajtohej që nga 19 prilli në gjendje të rëndë shëndetësore. Sa u përket të infektuarve, 3 janë nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 2 nga Prilepi, 2 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Vinica dhe 1 nga Gostivari.

Me të infektuarit e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1386 persona.

Ndërsa sa u përket 126 të shëruarve, 72 janë nga Kumanova, 22 nga Shkupi, 19 nga Struga, 6 nga Velesi, 3 nga Gjevgjelia  dhe nga 1 nga Shtipi, Ohri, Kavadari dhe Kriva Pallanka.