Ban Ki-Moon viziton rripin e Gazës

15.10.2014 14:31

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dje vizitoi Rripin e Gazës, duke i quajtur shkatërrimet nga lufta me Izraelin "të papërshkruara"......

Ai u tha gazetarëve se ai ishte i shqetësuar nga ajo që kishte parë në Gaza, duke thënë se shkatërrimi është një burim i dhimbjes për të dhe një turp për bashkësinë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu vizitoi tunelet që militantët e Hamasit i përdorën për të depërtuar në Izrael, duke thënë se ato e shokuan dhe e alarmuan atë.

Shefi i OKB-së vizitoi një fermë kolektive izraelite dhe ofroi ngushëllim për prindërit e një djali 4 vjeçar të vrarë nga një raketë e Hamasit.

Turneu i zotit Ban në Rripin e Gazës erdhi ndërkohë që kamionët e parë me materiale të ndërtimit, që do të përdoren për të rindërtuar lagjet palestineze, mbërritën në Gaza.