Maqedoni

Filipçe: 2 të vdekur, 19 të infektuar dhe 126 të shëruar. Të dënohen personat që nuk mbajnë maska. ISSHSH konstatoi disa shkelje në Kumanovë, te Dimitrievski, Ndihma e Shpejtë dhe QShP

26.04.2020 16:53

Dy të vdekur, 19 të infektuar dhe 126 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit...

Dy të vdekur, 19 të infektuar dhe 126 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit i personave të prekur nga virusi Korona.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se viktimat që kanë  humbur betejën me virusin Kovid-19 janë një 49 vjeçare nga Likova dhe një 73 vjeçar nga Shkupi dhe që të dy nga momenti i pranimit në spital kanë qenë në gjendje të vështirë shëndetësore.                                                                                       

“Fatkeqësisht janë regjistruar edhe dy persona që kanë ndërruar jetë në Spitalin “8 shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova, i shtruar më 3 prill, me vështirësi në frymëmarrje dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, por edhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi, i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë. Në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, të shpërndarë sipas qyteteve: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Vinicë-1.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.                                    

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se nesër do të kërkojë nga Qeveria që të fusë në fuqi sanksionimin e menjëhershëm të qytetarëve për mosmbajtjen e maskave dhe dorezave, sepse pamjet në teren flasin se pak qytetarë mbajnë maskë dhe doreza.                                          

“Fatkeqësisht, në rrjetet sociale dhe në media mund të vërehen se qytetarët nuk e respektojnë masën për mbajtje të maskave dhe të dorezave, prandaj për këtë arsye do të kërkojmë nga Qeveria menjëherë nesër ose më së voni deri të martën të sanksionohen qytetarët që nuk mbajnë maskë.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.                                                                       

Filipçe po ashtu theksoi se në ditët në vijim, qeveria dhe autoritetet mjekësore do të monitorojnë se sa qytetarët i respektojnë masat për distancën dhe detyrimin për të veshur pajisje mbrojtëse dhe më pas do të merret vendim nëse edhe për festat e një majit do të ketë orë policore dhe kufizim të lëvizjes.

Nga ana tjetër, drejtoresha e ISShSh-së,  Irina Sotirova – Buhova, njoftoi se në Kumanovë janë konstatuar disa shkelje, birëset janë marrë në komunë, pa një studim epidemiologjik, ndërsa kreu i komunës, Maksim Dimitrievski, nuk e ka respektuar vendimin për izolim shtëpiak.

“Mbikëqyrja përcaktoi se një rast urgjent është regjistruar në spitalin e Kumanovës për personat M. D. dhe Z. (pa mbiemër) për të cilët është dhënë udhëzim për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Por, në kontakt me klinikën në Shkup, është konstatuar sе nuk janë paraqitur atje. Duke hetuar rastin është konstatuar se ata ishin në klinikat private "Zhan  Mitrev", "Biotel" dhe "Sistina", ku ishin testuar, dhe rezultatet u morën me postë elektronike. Për dallim nga udhëzimi, në kontakt me mjekët amë, u konstatua se kryetari i komunës dhe anëtari tjetër i shtabit të krizës kontaktoheshin çdo ditë nga mjekët amë dhe në asnjë rast nuk kishin dhënë informacione se gjendja e tyre ishte përkeqësuar që të mund të largohen nga shtëpia.”,- deklaroi drejtoresha e ISShSh-së, Irina Sotirova – Buhova.

Buhova sqaroi se anëtari i shtabit të krizës dhe kryetari i komunës, përveç që nuk kanë respektuar vendimin për mjekim shtëpiak, ata kanë shkelur Ligjin për Mbrojtje të Popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe kjo dënohet me 300 deri më 600 euro.

SANIJE DURAKU