Strugë, 2 të infektuar e 19 të shëruar
Është rritur për dy numri i të infektuarve me Kovid-19 në Strugë...

Është rritur për dy numri i të infektuarve me Kovid-19 në Strugë, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 64, përfshirë 12 viktimat.
Lajm i mirë nga Struga është se në 24 orët e fundit janë shëruar 19 pacientë, të cilët ishin të prekur me Kovid-19. Pika për testim ka vazhduar testimin e qytetarëve të cilët udhëzohen nga mjekët amë.
Qytetarët e Strugës janë mjaft të vetëdijesuar, respektojnë rekomandimet e pushtetit qendror. Gjithashtu edhe ora policore është respektohet.
Ndërkohë, ka vazhduar edhe aksioni i larjes dhe dezinfektimit të hapësirave publike dhe institucioneve lokale.
Edhe autoritetet lokale apelojnë vazhdimisht te qytetarët që të respektojnë masat, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave të infektuar.
ILMIJE ZHAKU
