28 vjet pavarësi monetare. Guvernatorja: Denari do të mbetet stabil
Valuta vendore, denari, shënon 28 vjet. 28 vjet më parë, kompetentët e asaj kohe miratuan disa ligje...

Valuta vendore, denari, shënon 28 vjet. 28 vjet më parë, kompetentët e asaj kohe miratuan disa ligje me të cilat krijuan parakushtet për hartimin dhe zbatimin e politikës së pavarur monetare nga Banka Popullore.
Denari, si monedhë kombëtare në vend, është vendosur më 26 prill të vitit 1992, në ditën e pavarësisë së saj monetare. Në fillim të vitit të parë u përdor si një bono thesari, ndërsa në vitin 1993 u emetua si edicioni i parë origjinal i denarit.
“Pikërisht 28 vjet më parë, u hodhën themelet e pavarësisë monetare, me vendosjen e denarit të monedhës tonë e cila zëvendësoi denarin e atëhershëm të Jugosllavisë. Njëherësh, Banka Popullore filloi të funksionojë si një bankë qendrore e pavarur, duke u përballur me një numër sfidash në ato kohë të ndarjes nga ish-Jugosllavia.”,- tha guvernatorja, Anita Angellovska-Bezhoska.
Bezhoska theksoi se letra e saj në këtë përvjetor vjen në një kohë të pazakontë, në një pandemi globale, por siguroi qytetarët se pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat përballet vendi, denari do të jetë stabil.
“Vitet e para të pavarësisë monetare ishin një periudhë hiperinflacioni, recesioni, rezerva të pamjaftueshme të rezervave devizore, zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës vendase dhe paqëndrueshmëri e përgjithshme makroekonomike. Edhe sot, 28 vjet pas pavarësisë monetare, ne qëndrojmë përballë sfidave të reja dhe iu siguroj se me sukses do të përballemi duke garantuar stabilitetin e monedhës vendase dhe stabilitetin e çmimeve, që janë kontributet më të mira që Banka Qendrore mund të japë për prosperitetin e shoqërisë sonë.”,- theksoi Angellovska-Bezhoska.
Valuta e Maqedonisë së Veriut emrin e ka marrë sipas monedhës së lashtë romake me të njëjtin emër – denar (latinisht denarius), e cila është përdorur edhe në territorin tonë në të kaluarën.
ZEKIRJA MEXHITI
