MPPS apel pensionistëve: Respektoni orarin dhe rregullat
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka apeluar pensionistët që të respektojnë orarin dhe rregullat...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka apeluar pensionistët që të respektojnë orarin dhe rregullat e pagesës së pensioneve në banka, duke theksuar se vetëm me sjellje të përgjegjshme mund ta mbrojmë shëndetin personat dhe publik.
Respektimi i rekomandimeve për mbajtjen e maskave në fytyrë dhe mbajtjen e një distancës prej të paktën dy metrave derisa prisni në rresht para ose brenda bankave, është në interes të të gjithë neve, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga kjo ministri rikujton se nga dita e hënë fillon pagesa e pensioneve sipas lartësisë së pensionit edhe atë për pensionet që kanë pensione deri në 11.000 denarë, pagesa bëhet ditën e hënë 27 prill, për pensionet prej 11 mijë e një denarë deri në 14 mijë denarë, pagesa bëhet ditën e martë më 28 prill, për pensionet prej 14 mijë e një deri në 18 mijë denarë, pagesa bëhet të mërkurën më 29 prill dhe për pensionet më të larta se 18 mijë e një denarë, pagesa bëhet të enjten më 30 prill.
“Pagesa e tapore e pensioneve është bërë me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga Kovid-19”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga e cila sqarojnë se pensionistët që kanë kartelë mund t’i marrin paratë edhe nëpër bankomate.
