Maqedoni
Ora policore prej dje në orën 15:00 deri nesër në orën 05:00
26.04.2020 18:49
Vendi prej dje ndodhet në orë policore, e cila filloi të shtunën në orën 15 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit...

Në krahasim me vikendin e kaluar kemi shkurtim të orës policore e cila do të zgjasë vetëm 38 orë.
MPB-ja gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar se gjithsej 71 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje.
55 prej tyre janë arrestuar, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për t’u ndërmarrë masa adekuate.
Gjatë ditës së djeshme, 32 personave u janë dhënë vendime për izolime, ndërsa 47 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Policët kanë kryer kontroll të personave që ndodhen në vetizolim dhe nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit.
