Përleshen policia dhe protestuesit në Hong-Kong
Në Hong-Kong, sot janë përleshur policia dhe protestuesit.......
Kjo ishte përleshja më e dhunshme prej se demonstratat për demokraci kanë filluar para më tepër se dy javësh dhe kjo ka çuar në disa arrestime.
Qindra policë janë përleshur me protestuesit që i mbronin barrikadat e reja në rrugën kryesore afër selisë qeveritare të qytetit. Përfundimisht, policia e mori kontrollin ndaj rrugës kryesore, e cila ishte okupuar nga protestuesit. Disa protestues dhe policë janë lënduar.
Nuk dihet numri i saktë i personave të arrestuar. Protestuesit, kryesisht studentë, kërkojnë votim të plotë, të lirë për liderin e ardhshëm të Hong-Kongut. Kina, që e ka kontrollin ndaj Hong-Kongut, thotë se banorët mund të votojnë, por ajo do ta bëjë seleksionimin e kandidatëve.
