Botë

Gjermani, përdorimi i maskës bëhet e detyrueshme

27.04.2020 10:02

Pothuajse 83 milion banorëve të Gjermanisë do tu kërkohet mbajta e maskave në vendet publike...

Pothuajse 83 milion banorëve të Gjermanisë do tu kërkohet mbajta e maskave në vendet publike duke filluar nga dita e sotme, sipas njoftimeve të landeve në faqet e tyre në web.
 
Gjermania është një shtet i decentralizuar dhe çdo land ka rregullat e veta, shkruan CNN.
 
Kur dhe kur duhet të mbash maskë:
 
-Në Berlin, kërkohet mbajtja e maskës vetëm në transportin publik.
 
-Të gjitha landet e tjera, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme në dyqane dhe transportin publik.
 
-Landi më i madh në Gjermani, North Rhine-Westphalia, mbatja e maskës do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga e mërkura e 29 prillit.
 
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 5,976 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 157,770 të infektuar./Ora News