Maqedoni
Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 76 persona
27.04.2020 10:30
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 88 persona...

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 88 persona nuk kanë respektuar orën policore njofton MPB.
Prej tyre 76 janë arrestuar, një është paralajmëruar ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 186 personave ndërsa 77 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer 1.167 kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masave.
