Botë

Boris Johnson kthehet në punë

27.04.2020 11:41

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është kthyer në punë të hënën, një muaj pasi u diagnostikua me koronavirus....

Ai kthehet në një kohë kur vazhdojnë kritikat ndaj qeverisë për mungesën e testimeve dhe pajisjeve mbrojtëse për mjekët.
 
Gjithashtu ministrat janë nën një presion të jashtëzakonshëm për ta nxjerrë vendin nga karantina.
 
Udhëheqësi britanik u shtrua për një javë në një spital në Londër. Tre net ai i kaloi në terapi intensive ku merrte oksigjen.
 
Pasi kaloi sëmundjen, Johnson deklaroi se gjërat “mund të shkonin shumë më ndryshe”.
 
Punën e tij e zëvendësoi këto javë Muinistri i Jashtëm, Dominic Raab./tvklan.al