Në Beograd, mbrëmë kishte gjithçka përpos futbollit

15.10.2014 14:59

Në Beograd, mbrëmë kishte gjithçka përpos futbollit.....

Edhe pse ishte e paraparë të zhvillohet ndeshja Serbi-Shqipëri, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ndeshja u ndërpre në minutën e 41 të pjesës së parë, pasi që presioni dhe dhuna ndaj futbollistëve shqiptarë ishte e patolerueshme.

Pas asaj që ndodhi në Beograd, Kombëtarja Shqiptare arriti të kthehet rreth orës 3 e 25 minuta në aeroportin e Tiranës, ku futbollistët shqiptarë u pritën si heronj nga shumë qytetarë që ishin grumbulluar para aeroportit.