Botë
Itali: Prokurorët nisin hetim për mënyrën se si u trajtua shpërthimi i Covid-19
27.04.2020 14:28
Prokurorët në qytetin verior italian të Bergamos kanë nisur një hetim për trajtimin e shpërthimit të koronavirusit në këtë zonë...

Lajmi u konfirmua për CNN nga zyra e prokurores Maria Cristina Rotta.
Bergamo përfshihet në Lombardi, krahina italiane më e goditur nga koronavirusi dhe ishte ndër zonat e para që u bllokua për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Një qytetar nga Bergamo, Luca Fusco, babai i të cilit vdiq nga koronavirusi në mars, krioji një grup në Facebook të quajtur "Noi Denunceremo", që do të thotë "ne do t'ju denoncojmë", duke iu drejtuar autoriteteve.
''Grupi, i cili ka 48,000 anëtarë, dëshiron të sigurojë zbardhjen e së vërtetës për atë që ka ndodhur," tha Fusco.
''Ne e dinim që kishte një problem, pamë nënvlerësimin e problemit. Ne i kemi parë rastet në Codogno, kemi parë rastet në veri të Italisë dhe askush nuk po bënte asgjë në fillim," u shpreh Fusco për CNN.
Ndërkohë, ANAAO, një sindikatë e mjekëve, ka parashtruar ankesa zyrtare për prokurorët në 10 rajone të vendit mbi atë që e përshkroi si mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale për stafin e kujdesit shëndetësor.
''Ekziston mungesa e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse personale për mjekët të ekspozuar ndaj Covid-19. Numri i lartë i të infektuarve është i lidhur me dështimin për të furnizuar me maska filtri FFP2 dhe FFP3," tha për CNN Carlo Palermo, sekretari kombëtar i ANAAO.
Deri më tani,150 mjekë në Itali kanë humbur jetën pas diagnostikimit me Covid019, tha të premten e 24 prillit, Shoqata Italiane e Mjekëve, duke shtuar se profesionistët e kujdesit shëndetësor përbëjnë 10% të të gjithë personave të infektuar./Ora News
