Maqedoni
Orari i ri i transportit publik, qytetarët kërkojnë shtim të autobuzëve
27.04.2020 15:11
Orari i ndërmarjes për transport publik nga ora 5 e mengjesit deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19....

Orari i ndërmarjes për transport publik nga ora 5 e mengjesit deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në orën 19, nuk është pranuar mirë nga të gjithë qytetarët. Një pjesë e tyre të anketuar nga TVM, thonë se një orar i tillë është i nevojshëm në kohë të pandemisë ndërkaq për pjesën tjetër ky vendim është absurd, pasi hapsira kohore pa autobusë, prej orës 9 deri në orën 13, bën që qytetarët që kanë arritur në mëngjes në Shkup, të enden pa nevojë rrugëve e njëkohësisht stacionet e autobuzëve mbushen plot me njerëz që presin.
"Problemi qëndron se autobuzët i kanë ndaluar prej ora 9 deri ora 13, kjo shkakton problem, pasi që kemi njerëz që shkojnë në punë"...
"Duhet të ketë autobuzë më shpesh. Në këtë mënyrë vetëm po bëhet më shumë rrëmujë"...
"Të paktën duhet të ketë çdo dy orë, meqë i kanë lëshuar. Kjo nuk është në rregull, ke ardhur në mëngjes dhe nuk ke me çfarë të kthehesh, je i detyruar të bredhësh rrugëve. Ose le t’i lëshojnë ose le t’i ndalin tërësisht, të paktën e dimë që nuk ka"...
"Organizimi është ky, në këtë situatë nuk mund të presim asgjë më mirë,duke pasur parasysh se një numër i vogël i qytetarëve tani lëvizin, sepse nuk janë në punë"...
"Jam e kënaqur, është shumë normale ashtu dhe duhet të jetë. Në rajonin tonë është shumë mirë."- thanë qytetarët e anketuar nga TVM.
Nga Ndërmarrja e transportit publik, thonë se autobuzët janë të dezinfektuar dhe numri i udhëtarëve në to është i kufizuar për të shtuar sigurinë për vetë udhëtarët. Orari i tillë i transportit urban, vlen për ditët kur nuk ka orë të tërësishme policore. Nëse dhe si do të punojë NTP për 1 maj dhe fundjavë akoma nuk ka vendim zyrtar.
FLORIJE NELULI KAMBERI
