Dibër dhe Qendër Zhupë, "screening" teste “Covid 19”, testohet imuniteti i popullatës
Në qytetin e Dibrës dhe në atë të Qendrës së Zhupës....

Në qytetin e Dibrës dhe në atë të Qendrës së Zhupës është duke u zhvilluar skrining teste, gjegjesisht testë të shpejta që përfshihen nga mosha 0 deri në 64 vjeç, e gjithë kjo për të konstatuar imunitetin e popullatës ndaj Kovid 19
“Nga Ministria e Shëndetësisë kemi urdhër të bëjmë teste të shpejta teste rapid skrining të popullatës kundër sëmundjes kovid 19. Në Dibër deri më tani kanë mbri 2342 teste të shpejta rapid-teste, të cilat janë shpërndarë në 17 mjek amë në komunën e Dibrës dhe atë të Qendrës së Zhupës, deri më tani jen realizuar 1444 teste ku edhe priten rezultatet” – u shpreh Mentor Mela, Epidemiolog pranë Spitalit të Dibrës.
Testet e shpejta do të realizohen te 30 përqind e popullatës dhe sipas tyre do të vendosë Ministria e Shëndetësisë për masat mbrojtëse dhe se çfar imuniteti ka popullata e Dibrës kundër “Covid 19”. (Atli Dema, TVM2)
