Nxënësit në Prishtinë lanë mësimin për ta festuar fitoren e kombëtares shqiptare
15.10.2014 15:13
Shumë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë kanë lënë për pak kohë mësimin për t’iu bashkuar një marshi në shesh të qytetit, duke festuar lojën të cilën e bëri Shqipëria në Beograd, megjithëse ajo nuk u zhvillua 90 minuta.....

Nxënësit me uniformë shkollore, të mbuluar me flamuj kombëtar, të gëzuar tej mase vrapuan përgjatë sheshit “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.
Marshi i tyre ishte i paparalajmëruar, por në të morën pjesë me qindra nxënës.
