Maqedoni

Kumanovë 2 të vdekur, 5 të infektuar dhe 13 të shëruar

27.04.2020 16:25

Një 47 vjeçare, e cila nga 3 prilli ka qenë e hospitalizuar në spitalin "8 Shtatori" në Shkup...

Një 47 vjeçare, e cila nga 3 prilli ka qenë e hospitalizuar në spitalin "8 Shtatori" në Shkup dhe një 81 vjeçare, e hospitalizuar nga 15 prilli, kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 17 numrin e viktimave nga COVID 19 në Kumanovë. Lajm I mirë është se numri i të shëruarve edhe 24 orëshin e fundit është më i madh se sa i të infektuarve. Nga 5 rastet e reja 3 janë në Kumanovë kurse 2 në Likovë, ndërsa 13 janë shëruar. Numri i të prekurve në total ka shkuar në 376. 
 
Banorët e Kumanovës kryesisht e kanë respektuar rekomandimin për mbajtjen e  maskave mbrojtëse, por edhe mbajtjen e distancës sociale para bankave dhe pikave pagesore të taksave komunale.
 
Meqë mbajtja e maskave është obligim për të gjithë qytetarët, forumi rinor dhe forumi i gruas i lëvizjes Besa, ka shpërndarë maska mbrojtëse falas në qytetin e Kumanovës dhe Komunën e Likovës.
 
“Janë të nevojshme tani sepse numri i të infekturëve po rritet vazhdimisht, pamë që në barnatore ka mungesë të maskave, pamë të arsyeshme që t’u ndajmë e ‘ti mbështesim qytetarët dhe të mbrojmë shëndetin e tyre, dhe familjeve të tyre”, shtoi mes tjerash Nesrine Abazi nga lëvizjes Besa.
 
Ndërmarrja për pastrim dhe gjelbërim , krahas aktiviteteve pranverore për gjelbërimin e sipërfaqeve në qytet, ka vazhduar me dezinfektimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet.
 
FATLUM AQIFI