Maqedoni
Tetovë, 2 raste dhe 5 burime të reja infektimi
27.04.2020 16:46
Me dy raste të reja, shkonë në 74 numri i të infektuarëve me Covid 19 në Tetovë...

Me dy raste të reja, shkonë në 74 numri i të infektuarëve me Covid 19 në Tetovë dhe komunat rurale që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre tashmë janë shëruar 24, ndërsa 4 kanë ndëruar jetë. Shtabi i krizës apelon edhe më tej për kujdes pasi në qytetin e Tetovës janë identifikuar edhe 5 burime të reja të infeksionit me Covid 19.
"Në komunën e Tetovës janë identifikuar edhe 5 burime të reja të infeksionit me COVID19, andaj është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë shumë të kudesshëm dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet e organeve kompetente shëndetësore. Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që të ndjekin mënyrën formale të trajtimit mjekësor, respketivisht, në rast nevoje, të respektojnë protokollin shëndetësor duke u paraqitur tek mjekët amë dhe tek institucionet kompentente shëndetësore.", tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Me hyrjen në fuqi të obligimit për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, qeveria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së shtabit të krizës në Tetovë dhe 30.000 maska mbrojtëse , ditëve në vazhdim do të shpërndahen derë më derë deri tek shtëpitë e qytetarëve, një pjesë e vogël e tyre do të ndahen edhe për punonjësit e NPK Tetova dhe Njësinë territoriale kundër zjarrit.
VISAR SADIKI
