Strugë, nuk ka raste të reja me të prekur nga “Covid 19”
Në 24 orët e fundit në Strugë nuk është regjistruar asnjë rast i ri....

Në 24 orët e fundit në Strugë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me të infektuar nga Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë është 64 ndërsa ai i viktimave 12.
Në 24 orët e fundit është shëruar një pacient nga Struga, me çrast numri i personave të shëruar nga Covid 19 është 20.
Në pikën për testim në Strugë, janë marrë edhe mostra të tjera të qytetarëve të udhëzuar nga mjekët amë. Personat të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit qëndrojnë në izolim shtëpiak, ndërsa edhe disa qytetarë të tjerë vazhdojnë vetizolimin.
Masat e vendosura nga qeveria respektohen nga struganët, pothuajse të gjithë qytetarët të cilët dalin për nevoja primare, mbajnë maskë në fytyrë.
Edhe ora policore respektohet. Gjatë ndalesës për lëvizje të lirë në qytet qarkullojnë vetëm operatorët ekonomik që kryejnë nevojat e qytetarëve dhe personat fizik që janë të autorizuar për të dalë në raste urgjente. (Ilmie Zhaku, TVM2)
