“Covid 19”, 53 të shëruar, 13 të infektuar

27.04.2020 17:48

Rritet numri i të shëruarve, ndërkaq ulet numri i të prekurve nga “COVID 19”....

Rritet numri i të shëruarve, ndërkaq ulet numri i të prekurve nga “COVID 19”. 53 persona kanë mposhtur virusin korona, ndërkaq vetëm 13 janë infektuar duke e çuar totalin në 1 399.

Numri më i madh i të shëruarve 25 janë nga Shkupi, Kumanovë 13, Prilep 5, Manastir dhe Koçani nga 4, Strugë dhe Ohër nga 1 të shëruar.

53 të shëruar nga COVID 19

Shkup -  25

Kumanovë – 13

Prilep – 5

Manastir – 4

Koçani – 4

Strugë – 1

Ohër - 1

Ndërkaq të sapo infektuarit janë nga Kumanova 5 persona, Shkup 4, Prilep dhe Tetovë nga 2 të prekurish.

13 të infektuar nga COVID 19 në 24 orët e fundit

Kumanovë – 5

Shkup – 4

Prilep – 2

Tetovë – 2

Filipçe: Kulmi i pandemisë në 1 600 pacientë

Analizat e fundit flasin se kurba e pandemisë në vend mund të shënojë rënie me arritjen e kulmit në 1 mijë e 600 pacientë.

“Numri fillestar i pacientëve dhe ngritja e kurbës parashikonte që kulmi të jetë midis 2 mijë dhe 2 mijë e 500 të infektuarish. Analizat e fundit na bëjnë me dije se ky numër mund të jetë midis 1 mijë e 600 dhe 1 mijë e 700. Është herët që të lirohemi, andaj po vazhdojmë me masat pasi duam që trendi i rënies të vazhdojë.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë katër pacientë kanë ndëruar jetë. Dy paciente në klinikën infektive, të moshës 58  dhe 81 vjeçe nga Zhelina respektivisht Kumanova.

Edhe viktima e tretë, një 47 vjeçar është nga Kumanova i cili trajtohej në spitalin ‘8 Shtatori’.

Viktima e katër, 66 vjeçar, ndërroi jetë në spitalin e Manastirit. Që të katërt ishin me pasqyrë të rënduar shëndetësore.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se prej sot në spitalin ‘8 Shtatori’ do të nis aplikimi i terapisë me ozon që nënkupton furnizimin me më shumë oksigjen të gjakut te pacientët me pasqyrë të rëndë shëndetësore.

Ora policore për fundjavë, Filipçe: Vendoset nesër në mbledhjen e Qeverisë

Filipçe apelon qytetarët që të mbajnë maska, ndërkaq për nisjen e orës policore nga 1 maji deri të hënën, thotë se vendoset nesër në mbledhjen e qeverisë.

“Nesër në mbledhjen e qeverisë do të merret vendimi. Komisioni për sëmundje ngjitëse me konsenzus konsideron se vikendi do të duhet të jetë plotësisht i mbyllur sikurse ishte ai për pashkët me gjithë ditën e premte, pra ora policore të nis nga e enjtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë rrënie ka shënuar edhe numri i të dyshuarve nga virusi korona, të cilët janë testuar. Në 24 orët e fundit janë bërë 289 testime. (Meral Ismaili, TVM2)