Tërmet në Shqipëri

27.04.2020 22:19

Në Shqipëri janë ndjerë lëkundje tërmeti mbrëmjen e së hënës...

Në Shqipëri janë ndjerë lëkundje tërmeti mbrëmjen e së hënës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit pak më parë ishte në Derven, Fushë Krujë.

Magnituda ishte 3.4 e shkallës Rihter, thellësia 34 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës, Tiranë dhe Shijak.