Botë
Covid-19 në botë, 3 milion të infektuar, 210 mijë viktima
28.04.2020 11:26
Numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet....

Numri i rasteve të reja dhe të të vdekurve nga virusi Korona vazhdon të rritet. Referuar shifrave të publikuara nga Universiteti “John Hopkins”, tashmë numri i rasteve me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në 3 milion. Gjithashtu numri i të vdekurve në mbarë botën nga Covid-19 ka shkuar në mbi 210 mijë viktima.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave. Në SHBA janë 988 mijë e 189 raste me virusin Korona. Spanja renditet e dyta me 229 mijë e 422 raste. Në vendin e tretë është Italia, që ka 199 mijë e 414 raste të konfirmuara. Italia ndiqet nga Franca, me 165 mijë e 963 raste. Pesë-shen e parë e mbyll Gjermania, me 158 mijë e 758 raste të konfirmuara me Covid-19.
Moti i mirë ka bërë që në Kaliforni banorët ta harrojnë pandeminë dhe masovikisht të vërshojnë plazhet, duke mos respektuar distancën sociale. Policia u detyrua të mbyllë një resort në ishullin Montenej, për shkak të vizitorëve të shumtë. Në SHBA, e sidomos në Nju Jork, po diskutohet zbutja e masave pas 15 majit, nëse shifrat vazhdojnë të ulen. Edhe në Europë, po diskutohet për zbutjen e masave, por me kujdes të shtuar.
