Botë
Trump: E di gjendjen e Kim Jong Un, por nuk mund të flas tani
28.04.2020 12:31
Gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin, presidenti amerikan Donald Trump....

Gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin, presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nga gazetarët nëse ka informacione në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior Kim Jong Un, shkruan Fox News.com.
''Po, e kam një ide por nuk mund të flas tani'', tha Trump.
''Shpresoj që të jetë mirë, unë e di se si është ai'', shtoi presidenti.
Trump deklaroi gjithashtu se kishte një marrëdhënie të mirë me liderin komunist dhe se SHBA do ishte në luftë me Korenë e Veriut nëse ai nuk do ishte president.
Shëndeti i Kim Jong Un mbeti mister pasi ai nuk pati një dalje në publik që nga data 12 prill dhe ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Megjithatë mediat nga Koreja e Jugut shuan spekulimet duke deklaruar se lideri është gjallë dhe se po merr trajtimin e nevojshëm në një nga rezidencat qeveritare në veri të Penianit./Ora News
