Maqedoni

Transportuesit në protesta, nuk pajtohen me rritjen e akcizës së naftës

28.04.2020 15:34

Për shkak të rritjes së akcizës së derivateve të naftës, transportuesit në shenjë pakënaqësie...

Për shkak të rritjes së akcizës së derivateve të naftës, transportuesit në shenjë pakënaqësie me kamionët e tyre protestuan rrugëve të Shkupit, duke i rënë sirenave. Ata vlerësojnë se me këtë vendim të qeverisë barra e pasojave të virusit Korona po bie mbi ta. Organizatori i protestës, Grupacioni i transportuesve “Makamtrans”, u kujdes që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga virusi Korona, prandaj nuk pati grupim të transportuesve, por vetëm kalim të kamionëve para qeverisë.  
 
“Si arritëm t’i sjellim mbi 200 kamionë në protestë nëse kemi aq shumë punë, që do të thotë se puna jonë është përgjysmuar, është zvogëluar 70%. Kjo ishte një protestë paralajmëruese që të na shohin. Transportuesit kanë bërë investime të mëdha. Ne përballemi me çështje të papara në teren, se kolona të gjatë apo ndeshje, transportuesit rrinë nga dhjetë dit rrugëve, që do të thotë se rriten harxhimet për mëditje. Prandaj apelojmë te qeveria që nëse dëshirojnë që të gjithë të jemi solidarë, të vendosin tatim progresiv dhe më të pasurit - ku hyjnë bankat, kompanitë e sigurimeve, kompanitë e telekomunikimeve dhe të tjerët që kanë fitime të mëdha, që mund të shihet lehtë nga llogaritë përfundimtare, të paguajnë 2% tatim dhe ta quajmë tatim për Kovid. Kompanitë më të vogla të paguajnë nga 1% dhe më të voglit, pa na përjashtuar edhe ne, të paguajmë 0,5%.”,- deklaroi Biljana Muratovska nga “Makam Trans”.
 
Sugarevski: Në këto rrethana të gjithë duhet të jemi solidarë
 
Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski, thotë se është e drejtë demokratike e secilit të protestojë, por rritja e akcizës është bërë për solidaritet.                                                                                                        
“Ka tre argumente kyçe. E para, rritja e akcizave është bërë për solidaritet, për qytetarët e këtij shteti dhe absolutisht nuk është ngarkesë shtesë për askënd. E dyta, çmimi i naftës për momentin është më i ulët për 20 denarë në krahasim me janarin dhe shkurtin. Dhe me uljen më të re të çmimeve të dizelit, ai është më i ulët në 20 vitet e fundit.”,- u shpreh ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
Po ashtu ministri Sugarevski theksoi se argument tjetër i rëndësishëm është se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është më i ulët në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. 
 
SEDAT SELIMI