Maqedoni

Kumanovë, vetëm dy të infektuar dhe një i shëruar

28.04.2020 16:19

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar të bie numri i të prekurve nga virusi COVID-19....

Në rajonin e Kumanovës janë regjistruar vetëm dy raste të reja. Pa mëdyshje, respektimi i masave të autoriteteve shëndetësore dhe qeveritare kanë ndikuar që numri i të prekurve nga virusi Korona të bie në mënyrë drastike. Po ashtu gjatë 24 orëve është evidentuar edhe një pacient i shëruar.
 
Masën më të re për mbrojtjen nga zgjerimi i virusit COVID-19 prej sot janë duke e respektuar të gjithë qytetarët që u gjendën gjatë ditës jashtë shtëpive të tyre për të kryer obligimet e përditshme. Mësohet se Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, përmes inkasantëve të NP “Pastrim dhe gjelbërim” ka filluar shtëpi më shtëpi t’u ndajë qytetarëve maska mbrojtëse falas.
 
Ndërkohë që Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka kërkuar nga organet kompetente shtetërore që në afat sa më të shkurtër ta sqarojë rastin lidhur me raportin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, që të mos hidhen dyshime në punën e tyre dhe mbi gjithë atë që është punuar deri më tash në luftën kundër zgjerimit virusit COVID-19.
 
FATLUM AQIFI