Maqedoni

Mickovski: Thirrja e Kuvendit, jokushtetuese

28.04.2020 16:36

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbetet në qëndrimin se thirrja e seancës së Kuvendit....

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbetet në qëndrimin se thirrja e seancës së Kuvendit, siç propozon LSDM, është në kundërshtim me kushtetutën. Kuvendi mund të mblidhet vetëm pas zgjedhjeve, vlerëson lideri opozitar.
 
“Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së do të thosha për këtë tentim jokushtetues të mbledhjes së ish-përbërjes së kuvendit e kemi bërë publik, por ja, shfrytëzoj momentin që ta përsëris. Kjo përbërje e Kuvendit është e kaluar dhe mandati i deputetëve me momentin e shpërbërjes së Kuvendit, me ç’rast votuan njëzëri 108 deputetë, përfundoi. Ata e kthyen legjitimitetin prapë te qytetarët. Të vetmen mundësi që atë sallë ta mbushin sërish me deputetë janë qytetarët përmes zgjedhjeve. Nuk mundet Zoran Zaev apo një grup i ish deputetëve të tentojnë ta shkelin Kushtetutën dhe të mblidhen në mënyrë jokushtetuese.”,- tha Hristian Mickovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Deputetët kanë të drejtë për iniciativa
 
Por, nga LSDM vlerësojnë se është e drejtë legjitime e deputetëve të parashtrojnë iniciativë.
 
“Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm dhe ne duke e pasur parasysh tërë situatën si deputetë, vlerësojmë se është demokratike dhe me rëndësi Kuvendi të mund të thirret të mbajë mbledhje dhe t’i konfirmojë vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme dhe kjo është në drejtim të demokratizimit dhe ndarjes së pushteteve dhe është mirë për qytetarët, shoqërinë dhe shtetin se në dispozicion kanë edhe një mekanizëm të kontrollit të pushtetit qendror.”,- tha Snezhana Kaleska–Vançeva nga LSDM. 
 
Mickovski: Vendi në krizë shëndetësore dhe ekonomike
 
Kreu i VMRO-së, Mickoski, po ashtu ka vlerësuar se krahas krizës shëndetësore, vendi ndodhet edhe në një krizë të thellë ekonomike. Sipas Mickoskit, vetëm gjatë muajit mars janë harxhuar 50 milion euro.
 
“Të dhënat që posedoj flasin se menjëherë pas krizës shëndetësore, ekziston një krizë e rrezikshme ekonomike. Edhe sikur të mos ndodhte pandemia, të dhënat e mia flasin se ekonomia nga qeveria e papërgjegjshme e Zaevit dhe Spasovskit shkonte drejtë bankrotit. Është harxhuar pa mëshirë dhe kjo nuk ka lidhje me politikën. Për këtë që po them ekzistojnë numra të cilët do t’i publikoj në vazhdim.”,- tha Hristian Mickovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Mickovski vajton se paratë shkojnë te qytetarët
 
Por, nga LSDM kanë mohuar akuzat e Mickovskit, duke theksuar se ai po “qanë” pasi paratë tanimë nuk shkojnë te shefi i tij, Nikolla Gruevski, por te qytetarët. 
 
“Vjedhje e organizuar afatgjate ishte regjimi kriminal i VMRO-DPMNE-së, regjim në të cilin pikërisht Hristina Mickovski fitoi dhe udhëhoqi biznesin me hidrocentralet. I mësuar që paratë e buxhetit të përfundojnë në pallatin e bardhë, Mickovski po qanë sot, pasi nuk mund të pajtohet se paratë përfundojnë direkt te qytetarët. Duke mos mundur të pajtohet se shteti po përballet mirë me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga virusi Korona, Mickovski vazhdon i dëshpëruar të përpiqet të shkaktojë panik te qytetarët. Nuk e ka për herë të parë, Mickovski kështu i papërgjegjshëm po sillet për dy vite e gjysmë. Por, kot, sepse askush nuk beson në gënjeshtrat e tij”,- thonë nga LSDM.
 
Sipas kësaj partie, Micskovski dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer se nuk do të ketë para për të paguar me rregull rrogat, pensionet dhe subvencionet. Por realisht ato po paguhen para kohe, theksojnë nga LSDM. 
 
SANIJE DURAKU