Maqedoni
Strugë, një rast i ri me të prekur nga Covid-19
28.04.2020 16:41
Është regjistruar edhe një rast i ri i infektuar me Covid-19 në Strugë....

Është regjistruar edhe një rast i ri i infektuar me Covid-19 në Strugë, ndërsa është shëruar edhe një pacient i prekur me këtë virus. Që nga fillimi i pandemisë, në Strugë janë infektuar 65 persona, 12 prej të cilëve ishin viktima të virusit. Ndërkohë, pika për testim në kuadër të spitalit të Strugës ka vazhduar punën dhe situata është nën kontroll.
Ka vazhduar edhe dezinfektimi dhe larja e rrugëve dhe hapësirave publike. Edhe masat e vendosura nga qeveria dhe ora policore respektohen. Autoritet lokale bëjnë apel të vazhdueshëm drejt të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e qeverisë, kështu do të dalim më shpejtë nga kjo situatë.
ILMIJE ZHAKU
