Takimi Ademi- Viton , diskutohet arsimimi i të burgosurve

15.10.2014 15:26

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi takoi sot me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesene UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton.......

Në këtë takim u potencua bashkëpunimi i deritanishëm i Republikës së Maqedonisë me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në sferën e arsimit, në theks të veçantë projektet me interes të përbashkët. Gjithashtu, bashkëbiseduesit u ndalën edhe në realizimin e projektit për arsimimin dhe trajnimin e personave që vuajnë dënim me burg nëpër burgje e vendit.

Në takim, bashkëbiseduesit folën edhe për përgatitjen e Strategjisë për veprim dhe mbështetje zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë me afat deri në vitin 2020, për çka, ministri Ademi konfirmoi pjesëmarrjen në definimin e prioriteteve në sferën e arsimit, por edhe kontribut aktiv ndaj proceseve globale të lidhura me qëllimet zhvillimore që janë pjesë e agjendës së KB-së.