Maqedoni

Filipçe: Kovid-19 ua mori jetën edhe 6 personave në RMV

28.04.2020 17:00

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, bën të ditur se edhe 6 pacientë...

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, bën të ditur se edhe 6 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 22 pacientë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, derisa 36 pacientë janë shëruar.
 
Me këtë numri i të shëruarve në vend shkon në 589, ndërsa numri i të vdekurve në 71 persona, nga 1421 të infektuarit deri më tani.
 
“Janë regjistruar 36 pacientë të shëruar. Për fat të keq kemi 6 pacientë që kanë vdekur. 2 pacientë nga Prilepi në Klinikën për Sëmundje Infektive, njëri në 58 vjeç, i cili trajtohej nga 19 prilli, tjetri është i moshës 63 vjeçare dhe trajtohej nga 9 prilli. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, 3 pacientë kanë ndërruar jetë, dy nga Shkupi të moshës 75 dhe 58 vjeçare të dytë të hospitalizuar më 26 prill dhe pacientja nga Tetova e cila është pranuar në spital më 12 prill.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. 
 
Filipçe njoftoi se ditëve në vijim do të organizojnë një konferencë të përbashkët me epidemiologët, ku do t’i shohin trendet e epidemisë dhe cilat janë pritshmëritë për periudhën e ardhshme dhe pastaj të shqyrtohet edhe lehtësimi i masave.                                                                                
 
“Në këto momente nuk mund të supozojmë se çka do të propozojmë pas festave të majit. Ende analizojmë të dhënat, sidomos detajet që përmenda. Faktor i transmisionit është nën një, por po bëjmë analiza për disa rajone dhe si do të jetë trendi i të diagnostifikuarve. Me të gjitha këto masa, deri më tani kemi barazuar kurbën e epidemisë, nuk e kemi ngarkuar sistemin shëndetësor, do të thosha që kemi pasur një numër linear të rasteve dhe këtu çdo ditë një numër i madh i njerëzve po shërohet.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. 
 
Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar gjithsej 15.771 testime të qytetarëve.
 
ZEKIRIJA MEXHITI