Maqedoni
Gjykata Kushtetuese: Zyrtarët nuk do të marrin pagë minimale. LSDM: Vendimi i Kushtetueses, i turpshëm
28.04.2020 17:24
Funksionarët shtetërorë nuk do të marrin pagë minimale...

Funksionarët shtetërorë nuk do të marrin pagë minimale, ndërsa nëpunësit shtetërorë do të mund të marrin edhe shtesa dhe kompensime, kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka filluar të vlerësojë tre dekretet e Qeverisë dhe me këtë ngrin funksionin e fuqive ligjore, derisa të marrë një vendim përfundimtar.
Në vlerësimin e kushtetutshmërisë është Ligji për Pagat e Zyrtarëve, i cili ka të bëjë me presidentin, kryetarin e Parlamentit, deputetët, kryeministrin, zyrtarë të caktuar nga Kuvendi dhe Qeveria, kryetarët e komunave, prokurorët publikë dhe gjykatësit të cilëve u lejon ta marrin pagën e plotë, në vend të pagës minimale prej 14.500 denarësh, siç është urdhëruar nga Qeveria.
Nisma në Gjykatën Kushtetuese e dorëzoi Shoqata e Gjykatësve. Kushtetuesja tani ka mundësi të marrë vendim që ta shfuqizojnë dekretin, ta anulojnë apo ta ndërpresin procedurën.
Vendim i turpshëm dhe i patolerueshëm, kështu e kanë vlerësuar nga LSDM vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi me vendimin e qeverisë planifikohej të kursehen 4 milion euro të cilat do të dedikoheshin për të luftuar pandeminë me virusin Korona.
“LSDM ashpër e dënon këtë vendim të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili është kundër solidaritetit dhe në dëm direkt të luftës kundër virusit Korona, në dëm të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.”,- tha Kosota Petrov nga LSDM.
Me këtë vendim vërtetohet nevoja për pastrimin e gjyqësorit, thonë nga LSDM, duke vlerësuar se me këtë fundoset besimi te Gjykata Kushtetuese.
VLORA LATIFI TOPOJANI
