Botë

Shqipëri, dy të vdekur e 14 të infektuar

28.04.2020 18:11

Ka shkuar në 30 numri i viktimave me Covid-19 në vendin tonë...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy shtetas, ndërkohë janë konfirmuar 14 raste të reja të infektuar me virusin Korona.
 
Tirana, Kruja e Shkodra mbeten zonat me numrin më të lartë të të prekurve.
 
Aktualisht në dy spitalet e ngritura COVID po marrin shërbim 32 pacientë.
 
Ndërkohë, numri total i personave të shëruar ka arritur në 431.
 
LULJETA NDOKA