Maqedoni
Më 1,2,3 maj ndalesa për lëvizje prej orës 14:00
29.04.2020 10:59
Festat e Majit këtë vit qytetarët dо t’i kalojnë më masa të veçanta dhe kufizim të lëvizjes në territorin e mbarë shtetit....

Më 1, 2 dhe 3 maj, ora policore do të fillojë në ora 14 dhe do të zgjat deri në orën 5 të mëngjesit. Personave mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën,u lejohet lëvizja nga ora 5 deri në 11 të mëngjesit. Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00 deri në 14:00.
Mbeten në fuqi të gjitha masat e tjera për mbrojtje nga Kovid-19 të miratuara nga Qeveria. Një prej tyre është edhe mbajtja obligative e maskave mbrojtëse në fytyrë në të gjitha hapësirat e mbyllura si institucione, dyqane, banka, posta e transport publik. Bartja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, në rastet kur nuk mund të mbahet distanca minimale prej dy metrave mes qytetarëve. Për mosrespektimin e kësaj mase, janë paraparë dënime prej 20 eurove për personat fizikë, për kompanitë ku nuk respektohet masa për pajisjet mbrojtëse për të punësuarit dhe vizitorët është paraparë dënim prej 2.000 eurove në kundërvlerë të denarit.
Megjithë masat e mara, vazhdon mosrespektimi i orës policore edhe pse numri i të padëgjueshmëve është ulur ndjeshëm. Gjatë natës së kaluar 28 persona nuk kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 21 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa këshilluese, informojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
