Ekonomi

Pako e dytë e kredive pa interes, nga 1 maji, aplikimi përmes Bankës për Zhvillim

29.04.2020 11:19

Prej 1 majit të gjitha ndërmarrjet do të mund të aplikojnë për për pakon e dytë....

Prej 1 majit të gjitha ndërmarrjet do të mund të aplikojnë për për pakon e dytë të kredive pa interes përmes Bankës për Zhvillim në vlerë prej 8 milion euro, të paraparë për të ndihmuar ekonominë, si një nga tre masat për t’i ruajtur vendet e punës nga kriza që shkaktoi Covid-19. Kreditë janë me afat për shlyerje deri në tre vjet dhe grejs periudhë prej 12 muaj.
 
Një nga kushtet është që kompanitë të kenë një rënie të të ardhurave prej 30%. Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro, ndërsa ajo maksimale është 90,000 euro. Çdo punëdhënës mund të marrë nga 14,500 denarë për punëtor. Kompanive nga sfera e Hotelisë, Transportit dhe Turizmit do ju mundësohet 50% të subvencionimit të kontributeve. 
 
“Komania e cila ka shënuar rritje në vitin 2020, do të kthejë një shumë të limituar deri më 50% të përfitimit para se ta paguajë tatimin vjetor, por edhe Kompania e cila ka shënuar rritje në vitin 2020 dhe e cila është kompani e shëndoshë, nuk do të ketë për obligim t’i kthejë mjetet, nëse të njejtat do t’i investojë në fuqinë punëtore, në paisje dhe kapital produktiv, të cilat do t’i sjellin rritje kompanisë."- tha Nina Angelovska, ministre e Financave.
 
“Të gjithë ata të cilët e kanë shfrytëzuar këtë masë do të kenë për obligim t’i kthejnë mjetet e marrë në shumë e plotë nëse pas kryerjes së kontrollit nga ana e Drejtorisë për të hyrat publike dhe Inspektorat Shtetëror I Punës do të konstatonin se e njëjta Kompani nuk I ka plotësuar kushtet për marrjen e kësaj ndihme financiare.”- tha Sonja Lukarevska nga drejtoria për të Hyra Publike.
 
 Me  këto masa synohet të  shpëtohen rreth 250 mij vende pune, rreth 100 milion euro do të hyjnë në Ekonominë e vendit, gjysma e të cilave si  huamarrje prej Bankës Botërore do të mundësohet të rruhet likuiditeti I kompanive.  
 
“Mendojmë se këto janë masa të mira të cilat mund tju ndihmojnë kompanive stabile ekzistuese, dhe me këto masa të njëjtat ta kalojnë krizën, dhe të mbajnë fuqin më të mëdhe të punëtorëve.”- tha Marko Mantovaneli, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni.
 
Nga masa Kovid 1 e Bankës për Zhvillim janë miratuar 631 kredi pa interes, në vlerë prej 4,7 milionë eurosh, për sektorë që përfshijnë 5.588 të punësuar. Prej gjithsej 4,7 milionë euro të miratuara 2,1 milionë euro janë për kompanitë nga veprimtaria e transportit, 2,4 milionë ero për hotilerinë dhe 200.000 euro për turizmin. Shuma totale e fondeve në dispozicion të kompanive me të dy thirrjet është 13.7 milion euro. Për më tepër, kompanitë kanë në dispozicion edhe rreth 50 milion euro përmes bankave tregtare.
 
FITIM KRYEZIU