Maqedoni

Vendimi i kushtetueses, Qeveria: Skandaloz, kërcënon luftën me Covid 19

29.04.2020 12:31

Qeveria është shprehur e zhgënjyer për vendimin e Kushtetueses...

Qeveria është shprehur e zhgënjyer për vendimin e Kushtetueses të cilin e konsideron si  skandaloz dhe vendim që kërcënon luftën me virusin korona.
 
Qeveria  konsideron se procedura e ngritur nga Gjykata Kushtetuese për anulimin e Dekretit për uljen e pagave të 2 mijw e 60 zyrtarëve, deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe drejtorëve të pagës minimale prej 14.500 denarëve për muajin prill dhe maj, dëmton drejtpërdrejt solidaritetin në vendin tonë. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese direkt pengon sigurimin e rreth 240 milion denarëve në Buxhetin e RMV për masat për përballje me KOVID-19, thuhet në reagimin e ekzekutivit.