Maqedoni

Tetovë, zjarr në një shtëpi, lëndohet rëndë një person

29.04.2020 14:23

Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen 146 në Tetovë....

Flakët kanë lënduar rëndë pronarin 72 vjeçar të shtëpisë i cili  është dërguar menjëherë në Shkup për shkak të diegieve të rënda. Për fat të mirë pa lëndime arritën të shpëtojnë banorët e tjerë të shtëpisë.
 
Ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar me tre makina dhe tetë zjarrfikës, duke lokalizuar flakët e duke mos lejuar që të shpërndahen më tej. Jozyrtarisht, shkak i zjarri u bë shpërthimi I një bombole gazi që shkatërroi në tërësi shtëpinë, megjithatë për të vërtetuar shkaqet do të duhet të presim të dhënat zyrare nga hetimi