Maqedoni

MASH: Matura shtetërore rishikohet ditëve në vijim

29.04.2020 15:11

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka filluar seriozisht të mendoj të anulojë tërësisht....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka filluar seriozisht të mendoj të anulojë tërësisht ose ta shtyjë provimin e maturës shtetërore për në qershor. Për këtë vendoset këto ditë.Numri “Një” i Arsimit Arbër Ademi tha se MASH-i veçmë është duke përfunduar planin e veçantë edukativo-arsimor që përveç maturës shtetërore do të përfshijë edhe vendime tjera arsimore. 
 
“Ekzistojnë dy propozime njëri që ky provim të mbahet në qershor dhe tjetri që ky provim të shtyhet për këtë gjeneratë. Por ajo që është përgatitur dhe në seancat radhës të Qeverisë do të shqyrtohen një sërë masash që duhet të miratohen gjatë kësaj periudhe.”- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
 
Nuk përjashtohet mundësia tha Ademi, që regjistrimi i nxënësve të klasave të para për shkak të situatës me pandeminë këtë vit të filloj me një muaj vonesë, gjëgjësisht regjistrimi ifilloristëve të bëhet në periudh qershor-shtator.
 
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që detyrojnë kufizime të ndryshme të lëvizjes së qytetarëve seriozisht po mendojmë që regjistrimi i filloristëve këtë vit të fillojë në qershor.Unë  tashmë kam paralajmëruar se po punojmë në një plan arsimor konkret me masat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme dhe pres që në seancën e ardhshme të qeverisë të shqyrtohet plani.”- tha Ademi.
 
Sipas Ademit, MASH mbetet maksimalisht e përkushtuar për vazhdimin sa më të sukseshëm të procesit edukativo-arsimor përmes mësimit on-line, platformeve të ndryshme arsimore dhe përmes “TV Klasa” që emetohet çdo ditë pune në kanalet e Servisit Publik. Ai shprehet i kënaqur që nxënësitë nuk do të humbasin vitin shkollor dhe përmendi se mbi 30 mijë fëmijë të familjeve të rrezikuara sociale kanë marrë kartela për celular me internet por në këtë drejtim do të jetë e mirëseardhur dhe ndihma e afaristëve për të siguruar edhe IT pajisje për nxënësit në nevojë.
 
REXHEP QAMILI