Vagonë modern për trenat e Maqedonisë
Deri në fund të këtij muaji, ndërmarrja Hekurudhat e Maqedonisë- Transport, presin që në vend të arrijnë edhe 15 vagonë transportues, 150 vagonë të tjerë priten në janar.......

Vagonët janë blerë për 13,2 milion denarë nga kompania sllovene “ZHOS-Trnava” dhe me këtë pritet të përmirësohet ndjeshëm transporti i mallrave dhe udhëtarëve në vend.
“Të gjithë ato mjete transportuese që i kalojnë dimensionet standardë, që janë siguria, forca mbajtëse e urave dhe normalisht gjendja faktike e hekurudhave, ne jemi konsistent në respektimin e këtyre rregullave dhe normalisht do të vazhdojmë të jemi konsistent në dhënien e mundësive tona që të ndikojmë, që të bëjmë më atraktiv korridorin 8, lidhjen e Detit të Zi me atë Adriatik dhe korridorit 10, që lidhë Kosovën me qendrat evropiane”- deklaroi drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë, Irfan Hasani.
“Me furnizimet e vagonëve të ri, realisht ne do të bëjmë edhe uljen e harxhimeve gjatë transportit, por do t’iu bashkëngjitemi edhe transporteve të reja nga Porti i Pireut drejt Evropës Qendrore”- tha drejtori i Hekurudhave-Transport, Oliver Derkovski.
Përskaj furnizimit të vagonëve ngarkues, Hekurudhat e Maqedonisë-Transport, nga gushti i vitit të ardhshëm do të blejnë edhe 4 komplete të vagonëve për udhëtarë. (Afrim Tanallari, TVM2)
