Maqedoni
Donacion nga Pekini në ditën e diplomacisë, Kryqi i Kuq pranon mbi 10 mijë maska mbrojtëse
29.04.2020 15:25
Mbi dhjetë mijë maska mbrojtëse të cilat kanë ardhur nga Pekini i’u dhuruan Kryqit të Kuq...

Mbi dhjetë mijë maska mbrojtëse të cilat kanë ardhur nga Pekini i’u dhuruan Kryqit të Kuq të RMV-së. Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov tha se në këto ditë, solidariteti dhe mbështetja është më e rëndësishme se kurrë, andaj edhe këto pajisje donohen pikërisht aty ku ka më së shumti nevojë.
"Ministria e Punëve të Jashtme këto ditë organizoi transport për ndihma mjekësore nga Pekini deri në Shkup, prej ku një pjesë 10 mije e 400 maska mbrojtëse, dhe 1 mijë maska plastike, përmes Kryqit të Kuq do të arrijnë aty ku ka më së shumti nevojë. Humanizmi fillon që nga shtëpia, dhe në këtë frymë, ekipet e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pikërisht në ditën e diplomatëve, të gjithë qytetarëve të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftë me virusin korona, ju dëshiroj qëndrueshmëri dhe durim."- tha Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.
Nga Kryqi i Kuq theksuan se kjo ndihmë është shumë domethënëse për ta, pasi që janë në vijë të parë të frontit, dhe rreziku për tu infektuar është i lartë.
"Keto maska mbrojtëse do ti përdorin një pjesë e vullnetarëve tanë, të cilët çdo ditë janë në teren dhe kryejnë një punë shumë domethënse për momentin. Ndihmojnë shumë bashkëqytetarë tanë, por gjithsesi se një pjesë e pajisjeve do t’u distribuohen qytetarëve, aktivitete këto të cilat do t’i zhvillojmë periudhën e ardhshme me qëllim që të jemi pjesë e gjithë atyre që japin kontribut në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve."- tha Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Moto e sivjetme e Ditës së diplomacisë, është që t’i tejkalojmë kufijtë, të zgjasim dorën e solidaritetit dhe ndërtojmë ura të miqësisë.
BELINDA KOKA ADEMI
