Kostadinov:Duam seancë, respektojmë vendimin e Xhaferit
Qëndrimet e subjekteve politike lidhur me nevojën për konvokimin....

Qëndrimet e subjekteve politike lidhur me nevojën për konvokimin e kuvendit mbeten të pandryshuara. Grupi parlamentarë i LSDM-së nuk heq dorë nga iniciativa për të konvokuar seancë kuvendi megjithatë do të respektojë vendimin me shkrim të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, njoftoi zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov.
“Gjithsesi se qëndrimi ynë është se në kushte të këtilla të krizës mendojmë se është e përgjegjshme dhe demokratike që të mblidhet kuvendi me qëllim që të mirtatohen vendimet e presidentit lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme por si parti e përgjegjshme do ta respektojmë qëndrimin e kryetarit të kuvendit Talat Xhafer që kur të marrim përgjigje me shkrim” – tha Kostadin Kostadinov nga rradhët e LSDM.
VMRO-DPMNE: Konvokimi i seancës, jo kushtetues
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin e tyre se iniciativa për konvokimin e seancës në kuvend është jokushtetuese e cila sipas tyre nuk është diçka e re nga LSDM.
“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar se kuvendi nuk mund të mblidhet dhe nuk mund të shkohet kundër kushtetutës sepse bëhet fjalë për ish-deputetë, këtë tashmë e kemi përsëritur dhe disa herë e kemi nënvizuar megjithatë por qartë nuk po mundet ta kuptojë pushteti, është e mësuar në të kaluarën në mënyrë konstante ta thejë kushtetutën dhe ligjet në Republikën e Maqedonisë” – deklaroi Dimçe Arsovski nga rradhët e VMRO-DPMNE.
Ditë më parë kreu i kuvendtit Talat Xhaferi deklaroi se nuk ka mundësi për konvokimin e përbërjes së shpërndarë parlamentare. Parlamenti mund të kthehet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme nënvizoi ai. (Naim Ramadani, TVM2)
