Strugë, një rast i ri me “Covid 19”, të shëruar 9 pacientë

29.04.2020 16:28

Në 24 orët e fundit në Strugë është regjistruar një rast i ri me të infektuar nga "Covid 19"....

Në 24 orët e fundit në Strugë është regjistruar një rast i ri me të infektuar nga "Covid 19", ndërsa janë shëruar 9 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytet dhe rrethinë ka arrit në 66 persona, ai i viktimave në 12, ndërsa të shëruar 30 pacientë.

Ndërkohë pika për testim në Strugë vazhdon të funksionojë dhe janë marrë mostra për testim të qytetarëve të udhëzuar nga mjekët amë.

Qytetarët e Strugës respektojnë rekomandimet dhe masat e vendosura nga qeveria, shmangin turmat dhe mbajnë maska mbrojtëse.

Edhe institucionet lokale dhe marketet respektojnë rregullat, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave për të punësuarit dhe për personat që hyjnë nga jashtë.

Gjithashtu edhe aksioni për larje dhe dezinfektim të hapësirave publike ka vazhduar.

Nga komuna e Strugës dhe autoritetet shëndetësore bëjnë apel të vazhdueshëm drejt qytetarëve, që të respektojnë masat, me qëllim që sa më shpejtë të kthehemi në normalitet. (Ilmie Zhaku, TVM2)