Botë

Shqipëri, 16 raste të reja me Covid 19

29.04.2020 16:37

16 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri....

16 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndër rastet e reja, 5 janë punonjës në fasonerinë e Krujës, ndërsa harta e tëprekurve është zgjeruar edhe në Berat. Mes të infektuarve janë edhe tre ushtarët të Kforit.
 
"Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste. Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor."- tha Eugena Tomini nga instituti i Shëndetit Publik.
 
Gjithsej janë testuar 8028 raste të dyshuara ku rezultojnë të prekur me këtë virus 766 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin në 455.
 
LULJETA NDOKA