Kumanovë, 2 të vdekur dhe 6 të infektuar

29.04.2020 16:41

Edhe 2 kumanovarë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID 19....

Edhe 2 kumanovarë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID 19. Me këtë numri i viktimave në rajonin e Kumanovës ka arritur në 19.

Gjithashtu janë regjistruar 6 raste të reja të prekur nga Virusi Korona, duke e çuar në total 384  numrin e të prekurve nga COVID.

Në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë ka arritur  ndërkohë padia penale kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Nga Prokuroria themelore publike në Kumanovë,  thonë se prokuroria do të ndërmarr të gjitha masat në drejtim të kontrollimit të të thënave në padi, për çka opinioni do të njohtohet me kohë . Padinë  deri tek Prokuroria e ka ngritur SPB në Kumanovë në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “Mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

Prokuria themelore publike në Kumanovë gjithashtu ka dhënë propozim ngritjen e procedurës ndaj tre qytetarëve në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “Mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”. Të njejtit kanë shkelur masën për lëvizje të kufizuar në orarin e caktuar .

Ndërkohë , Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë , kërkon nga Qeverisë , që të ryshqirtojë dhe ndërrojë  masën e paraparë për gjobë prej 20 eurosh , për mos mbajtje të maskave mbrojtëse , me tërheqjen e vërejtjes dhe me masën për punë të frytshme shoqërore. (Fatlum Aqifi, TVM2)