Kosovë, marrëveshje për koalicion qeverisës LDK-AAK
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës...

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje. AAK-ja do t’i ketë katër ministri dhe zëvendësministrin e parë.
LDK dhe AAK pajtohen që objektivat e qeverisjes në krye me Avdullah Hotin do të jenë beteja për ta mposhtur pandeminë e COVID-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, forcimi i shtetit ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe forcimi i partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Zëvendësministër i parë, Besnik Tahiri, Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla , Minister i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuçi, ministër i Arsimit Ramë Lika” – bëri të ditur Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
