“Covid 19”, 2 viktima, 38 të shëruar, 21 të infektuar
Dy viktima nga “COVID 19”, ndërkaq numri i të shëruarve më i lartë se numri i të prekurve...

Dy viktima nga “COVID 19”, ndërkaq numri i të shëruarve më i lartë se numri i të prekurve. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se betejën me virusin korona humbën një 50 vjeçar nga Shkupi i cili ishte hospitalizuar më 6 prill në klinikën infektive, si dhe një 51 vjeçar nga Prilepi i shtruar në klinikën e onkologjisë.
38 pacientë të tjerë janë shëruar nga “COVID 19”, ndërkaq 21 persona janë infektuar. Numri i të shëruarve shkon në 627.
Në mesin e të shëruarve është edhe Elena Makaloska, pacientja 85 vjeçe nga Prilepi. Ajo sot lëshoi spitalin e Prilepit, ku për 21 ditë ishte trajtuar në repartin intenziv.
|
21 TË INFEKTUAR |
|
Shkup 7 |
|
Kumanovë 6 |
|
Prilep 4 |
|
Tetovë 1 |
|
Strugë 1 |
|
Pehçevë 1 |
|
Dellçevë 1 |
Ndërkaq nga të infektuarit e ri, 7 janë regjistruar në Shkup, Kumanovë 6, Prilep 4, dhe nga një të prekur në Tetovë, Strugë, Pehçevë dhe Dellçevë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1 442.
742 janë raste aktive.
Në 24 orët e fundit në spitalin ‘8 Shtatori’ janë pranuar edhe 8 pacientë, ndërkaq këtu janë të hospitalizuar 35 persona. Prej tyre në gjendje më të rënduar janë 5 pacientë, ndërkaq në aparat të frymëmarjes janë vendosur gjashtë të sëmurë.
Ndërkaq në Klinikën Infektive ku po trajtohen 52 pacientë janë pranuar edhe dy të tjerë. 28 pacientë po ndihmohen me oksigjen, ndërkaq tre pacientë janë të vendosur në ventilim mekanik.
Në spitalin rajonal të Manastirit trajtohen pesë pacientë, ndërkaq në kushte shtëpiake po ndiqen katër persona.
Mbi 16 mijë të dyshuar nga “COVID 19” janë testuar deri më tani, ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 279 testime.
Kryeministri Oliver Spasovski, dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë rezultuar negativ nga testimi i dytë dhe tanimë kanë ndërprerë vetëizolimin. (Meral Ismaili, TVM2)
