Botë
Covid-19/ Anullohet forumi për Azinë ‘Boao 2020’
30.04.2020 09:31
Kina ka anulluar forumin për Azinë ‘Boao 2020’ (2020 Boao Forum for Asia)...

Kina ka anulluar forumin për Azinë ‘Boao 2020’ (2020 Boao Forum for Asia) për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kujtojmë që ky forum u mendua si një kundër përgjigje ndaj Forumin Ekonomik Botëror të Davos i zhvilluar nga 21 deri më 24 janar të këtij viti.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e interneti të forumin, organizatorët thanë se kishin marrë vendin e vështirë për ta anulluar këtë forum. Në deklaratë organizatorët thanë se vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të qeverisë kineze, anëtarët dhe partnerët e këtij forumi që kur pandemia shpërtheu.
Ky forum ishte caktuar të mbahej nga data 24 deri më 27 Mars të këtij viti. Fillimisht u shty, por tani u anullua./Top Channel
