Visar Ganiu: Nuk ka pse të dënohet Shqipëria

15.10.2014 17:04

Serbia duhet t’i mbartë sanksionet nga kjo lojë, unë mendoj për arsye se dje ishte një organizim i dobët edhe pse sugjerimet nga UEFA ishin që të organizohet loja dhe të ketë kujdes sepse gjithçka mund të eskalonte, një gjë të tillë nuk e pamë mbrëmë, ju e patë që disa tifozë hynë edhe brenda në fushë, duke i grushtuar lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.......

Nga ana tjetër, ju mund të shihni edhe disa gardianë apo roje të sigurimit që janë në stadium, të cilët janë pjesë e federatës në organizimin e kësaj ndeshje dhe ata grushtojnë lojtarët tanë. Do të thotë se kemi informata që edhe nën tribuna, nëpër korridoret që ishin, të njëjtën gjë edhe policia e ka bërë.

Dëshmitë janë të filmuara, ka argumente të mëdha dhe unë mendoj që një dënim i rreptë dhe i madh duhet të jetë për Federatën e Futbollit të Serbisë dhe për futbollin e Serbisë në përgjithësi. Në bazë të njohurive që unë i posedoj dhe mjaft rri në rrethin e futbollit dhe shoqërohem me ekspertë të ndryshëm, nuk ka asnjë bazë pse të dënohet Kombëtarja Shqiptare, për shkak se ajo nuk ishte iniciatore e këtij incidenti që ndodhi mbrëmë.

Ju mund t’i shihni edhe lojtarët, të cilët që në fillim vazhdimisht kontribuonin që të ketë një atmosferë sportive dhe mbi të gjitha të dominojë futbolli, por mbrëmë gjithçka pamë, futboll jo.