Virusi Korona, mbi një milion të shëruar në tërë botën
Në SHBA, në 24 orë e fundit janë regjistruar mbi 25 mijë të infektuar nga virusi Korona....

Në SHBA, në 24 orë e fundit janë regjistruar mbi 25 mijë të infektuar nga virusi Korona, ndërsa 2490 kanë humbur jetën, me çka numri i të prekurve arrin në mbi 60 mijë.
Por, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e virusit Korona do të përfundojnë të enjten, atëherë kur dhe u skadon afati, dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihapjen e ekonomisë.
“Shpresoj se së shpejti do të shkojë në Ohajo, do të fillojmë të lëvizim dhe shpresoj që në të ardhmen jo të largët të kemi tubime masive dhe njerëzit të rrinë afër njëri-tjetrit. Nuk mund të paramendoj tubim ku njerëzit do të uleshin në çdo të katërtën karrige. Nuk do të dukej shumë bukur.”,- tha presidenti i SHBA-ve, Donalld Trump.
Edhe në Evropë, shtetet vijojnë të marrin masa për zbutjen e kufizimeve. Por, Gjermania ka regjistruar mbi një mijë e 400 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar ditën e katërt që numri i të prekurve është rritur. 75% e të prekurve deri tani në këtë vend janë shëruar.
Edhe Rusia ka shënuar numër rekord të personave të infektuar, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 6411 persona të infektuar, me çka numri i të infektuarve arriti në 93 mijë e 558. Numri më i ulët i vdekjeve të lidhura me virusin Korona në gjashtë javët e fundit është regjistruar në Spanjë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 268 të vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 24 mijë e 543 persona.
Ndërkohë, në gjithë botën ka kaluar një milion numri i të shëruarve të prekur nga virusi Korona. Në SHBA janë shëruar mbi 147 mijë persona, në Spanjë mbi 132 mijë, në Gjermani mbi 120 mijë, në Kinë mbi 77 mijë, në Iran 73 mijë, në Itali 71 mijë, në Francë 48 mijë dhe në Turqi 44 mijë.
Nga 3 milion e 231 mijë persona të prekur, 228 mijë kanë humbur betejën dhe janë regjistruar si viktima të infektimit. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
