Nesër nuk hapen kafiteritë në Gostivar

30.04.2020 21:48

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari....

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, tërheq deklaratën se prej nesër do të rihapen kafiteritë për të punuar sipas modelit “blej dhe shko”, të cilën e publikoi edhe TVM2 në edicionin e orës 18 e 30.

Taravari në sqarimin e kësaj situate thotë se: “Edhepse sot mora lajmin në grupin e krizës se kafiteritë mund të punojnë në modelin ‘blej dhe shko’, tash po shoh që ende ky vendim nuk është zyrtarizuar. Prandaj ju lutem që edhe këtë fundjavë mos fillojmë më këtë mënyrë pune, derisa edhe oficialisht të marim edhe me shkrim këtë vendim prej shtabit qëndror të emergjencës. Me të vetmin qëllim që askush mos ketë ndonji lloj pasoje, iu lutem të gjitha kafiterive në Gostivar, nesër mos fillojnë me punë, por të presim vendimin final në formë të shkruar deri ditën e hënë”, - thekson kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.