Maqedoni
Parashikimi i motit
01.05.2020 09:01
Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe pak më i ngrohtë....

Moti në vendin tonë do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Paradite do të ketë më shumë periudha dielli, ndërsa pasdite me kushte të paraqitjes së shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në dy ditë duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm, paradite me periudha dielli, ndërsa pasdite me kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të bie në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.
